Pas disa vitesh heshtje, historia e akuzës për përdhunim të Ajsi Xhaxhajt është rikthyer në vëmendjen e mediave sërish.
Ajsi, vajza që ka qenë e aktivizuar për disa vite te Kripëmjaltëzat, grupi i fëmijëve i drejtuar nga Leonard Bombaj, e ka akzuar atë për përdhunim. Prokuroria e ka shpallur të pafajshëm Bombajn dhe kjo çështje u mbyll para 6 vitesh. Leonard Bombaj ka folur edhe një herë për historinë e përdhunimit të Ajsi Xhaxhaj, i ftuar në “Oktapod” me gazetarin Turjan Hyskaj.
Ai thote se Ajsin e ka përjashtuar nga “Sirea Film” kur ka zbuluar se ajo prostituohej, duke treguar se për këtë ka edhe filmime.. Ndërkohë ai ka thënë se nga intervista që Ajsi dha në “Pasdite në Top Channel” i kishte bërë përshtypje vetëm një pjesë e intervistës ku ajo kishte pohuar se i kishte ardhur për të qeshur kur kishte lexuar librin që Bombaj ka botuar lidhur me këtë histori. “Dua t’i them një pyetje: “Të vjen të qeshësh me këngën porno që ke kënduar dhe ke shpërndarë në Youtube? Të vjen të qeshësh ty, që merr babanë tënd në telefon dhe i thua se jam te shtëpia e profesorit, dhe i thua fol pak me nusen, dhe e çon në veshin tjetër ku imiton zërin e nuses”, është shprehur ai. Për aktorin Lonard Bombaj historia e akuzave të Ajsi Xhaxhajt, është një histori e mbyllur.