Kreu i ekzekutivit Edi Rama i ka bërë një ftesë publike kryeopozitarit Lulzim Basha për një takim mes tyre për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik.
Përmes një statusi në ‘facebook’ Rama fton Bashën duke i thënë që të caktojë vendin dhe kohën e takimit për dialogun mes tyre.
“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, shkruan Rama.