Qeveria ka miratuar dëmshpërblimin e rreth 4.000 familjeve që u dëmtuan nga përmbytjet në zonën e Nën-Shkodrës në vitin 2010.
Dëmi i vlerësuar në total është 1.1 miliard lekë, dhe vetëm gjysma e tij ishte likuiduar nga qeveria e kaluar.
Fondi do të jepet nga Koorporata Elektro-Energjitike Shqiptare, c ila do të bëjë rakordimet për dëmet e pashlyera dhe më pas do të kryejë pagesat përmes bankave të nivelit të dytë.
Ky vendim u lajmërua një ditë më parë gjatë një intervsite për Top Channel të ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili tha se i gjithë procesi i dëmshpërblimit do të zgjasë dy muaj.