Në ndeshjen derbi të luajtur të shtunën kundër Schalke, 27 vjeçari festoi golin e avantazhit duke vendosur një maskë që mbante logon e “Nike”, rivale e sponsorit zyrtar të Dortmundit, “Puma-s”.Për këtë arsye, klubi verdhezi ka menduar të penalizoi sulmuesin e tij për një veprim që është konsideruar si i ekzagjeruar dhe aspak etik.
Aubameyang njihet për festimet e ekzagjeruara ku kohë më parë i ishte tërhequr veshi nga drejtues të klubit, por kësaj here duket se nuk ia ka hedhur me kaq.