Halimi do të ngjitet në skenën e Eurovizionit muajin tjetër, në Ukrainë. Në vetëm tri javë të lansimit të videoklipit zyrtar, kënga “World” e Linda Halimit ka marrë gati 500 mijë klikime në Youtube. “World” do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e këtij viti, i cili fillon muajin tjetër. Ky duket si fillim i mbarë i Linda Halimit, derisa tek videoja zyrtare e këngës në faqen e Eurovizionit në Youtube komentet janë nga më të ndryshmet, shumica pozitive dhe duke lavdëruar aftësitë vokale të Lindës. Halimi do të ngjitet në skenën e Eurovizionit muajin tjetër, në Ukrainë. Kënga “World” nuk është ndër më të përfolurat e pjesëmarrjeve këtë vit. Suedia, Belgjika dhe Italia janë tri shtetet që po udhëheqin nëpër sondazhe se mund ta fitojnë Eurovizionin këtë vit.