Senatori rus i Komitetit për Punë të Jashtme të Këshillit të Rusisë, Igor Morozov, e ka krahasuar sulmin e SHBA-ve me bombardimin e Jugosllavisë dhe aktet e tjera të mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
Ai gjithashtu ka thënë se është krejtësisht e qartë se sulmi kimik në Idlib ishte një provokim amerikan për të justifikuar sulmin mbi bazën ajrore, dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, tashmë ka tërhequr premtimin e tij se në Siri do të luftojë kundër grupit të “Shtetit islamik”, e jo kundër presidentit Bashar al-Asad.
Kutjojmë se SHBA-të sulmuan mëngjesin e së premtes një bazë ushtarake në Siri, duke nisur më shumë se 50 raketa “Tomahawk”, të cilat njihen si raketa me një saktësi të madhe në momentin e sulmit.