Ky muze sipas kryeministrit, pritet të jetë një nga vendet më të vizituara në Shqipëri.
“Duam të bëjmë një muze nënujor me monumentet skulupturat e realizmit socialist, ti marrim të gjitha dhe ti bëjmë të vizitueshme nën ujë. Ajo mund të jetë një gjë sepktakolare.
Të futesh nën ujë të shohesh një muze arti nën ujë me gjithë këto skulpturat Leninin, Stalinin, shokun Enver…Të vizitohet vetëm duke u zhytur, është një si të thuash një zhtyje në kohë, në histori, në një sipërfaqe të historisë që është nën tokë”, tha Rama.
“Tani mund të diskutojmë vendin për të qenë i aksesueshëm më lehtë, idenë fillestare e kemi pasur për në Ksmail për të bërë lidhjen me Butrintin”, deklaroi ai.
Rama gjatë këtij takimi e vendosi theksin te lehtësirat e të bërit biznes gjatë qeverisjes së tij.