Duke vënë theksin tek zgjedhjet, ajo shprehet se ato duhet të zhvillohen pasi ua kemi borxh shqiptarëve, duke thënë se zgjedhjet e lira nuk i bën një parti, por Kushtetuta: “Zgjedhjet e lira nuk i bën një parti politike, por Kushtetuta. Nga Vettingu trembet ai që ka diçka për të fshehur”.
“Vettingu-t i tremben ata që kanë diçka për të fshehur, i tremben ata që kanë bërë padrejtësi në këtë vend, ata që këtë vend e kanë përdorur dhe e kanë parë si mjetin e tyre për të përfituar nga pushteti që njerëzit me votë i kanë dhënë.
Nga vettingu nuk trembet askush që është i pastër dhe kërkon drejtësi e transparencë, nuk trembet askush që kërkon një të ardhme më të mirë.
Rruga jonë drejt Evropës kalon nga vettingu dhe respektimi i Kushtetutës, e cila përcakton qartë dhe pa asnjë ekuivok 18 qershorin si datën e zgjedhjeve. Rruga jonë drejt BE-së kalon nga respektimi i ligjeve që i garanton zgjedhjet demokratike, të lira dhe të ndershme. Çdo gjë tjetër na kthen prapa.