Duke nisur nga mungesat e prokurorëve, të avokatëve apo të vetë të pandehurit Mark Frroku.
Konkretisht:
Më 21 shkurt të këtij viti, Prokuroria shtyu pretencën për Mark Frrokun, kjo për shkak se në seancën ku do të paraqitej edhe vendimi i organit të akuzës për dënimin e Frrokut, ky i fundit mungonte si dhe avokatët e tij. Në këtë seancë gjyqësore, Prokuroria kërkoi dënimin me 16 vjet burg të Kristian Morina (Marinaj), personi që akuzohet si bashkëpunëtor i Mark Frrokut, në vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë.
Më 10 mars, pretenca për ish-deputetin Mark Frroku u shty sërish për shkak të mungesës së njërit prej prokurorëve. Mungesa e prokurores Anisa Qilimi e bënte të pamundur dhënien e pretencës. Prokurori Adriatik Cama u shpreh se nuk mund të jepte konkluzione pa miratimin e koleges së tij.
Më 30 mars, seanca gjyqësore ndaj tij u shty për në datën 12 prill pasi avokati kërkoi kohë për mbrojtjen e tij. I njëjti pretendim u paraqit nga kjo palë edhe në seancën e sotme gjyqësore, e cila u shty për në 20 prill.