Kendall Jenner u kthye në Los Angeles pas një stuhie sulmesh kundër saj për shkak të reklamës së Pepsi.
Duke u akuzuar se relativizonte çështje madhore si racizmi dhe protestat, Pepsi u detyrua jo vetëm të tërhiqte reklamën, por edhe të kërkonte falje ndaj Kendall-it që e përfshiu në furinë e njerëzve të tërbuar. Më pas gjatë ditës së sotme ajo për pak sa nuk u përball me një person të paftuar në shtëpinë e saj në Hollywood Hills. Ekipi i saj i sigurisë lajmëroi policinë pasi vuri re një mashkull me dron i cili duket se ishte më kurioz seç duhet për brendinë e privatësisë së bukuroshes 21 vjeçare. Pasi policia e kontrolloi atë dhe kamionin e tij të parkuar në rrugën përballë vilës së Kendall, u detyrua ta linte të lirë pasi nuk kishte bërë asgjë të paligjshme. Por sërish, për motrën e madhe Jenner duket se nuk ka paqe.