Ilir Meta ka hequr çdo dilemë për vazhdimin e koalicionit me Edi Ramën duke e cilësuar fitoren ë 18 qershorit edhe më të lehtë se në 2013.
Por me një ton thuajse presidencial ai ka kërkuar uljen e tensioneve, thellimin e reformave dhe thellimin e demokracisë, si dhe një oferte më bindëse për opozitën që ajo të rrisë besimin dhe të marrë pjesë në zgjedhje.
“Procedurat kanë filluar ato janë procedura kushtetuese. Shqipëria pa dyshim që do të ketë president dhe duhet të punojmë për të qënë një president sa më konsensual. Emri është vetëm konsensusi”, deklaroi Meta.