Gjatë natës finale të ‘Isola dei Famosi’, prezantuesja italiane ka ftuar në skenë ish-futbollistin Stefano Bettarini që siç duket nga entuziasmi e ka ngritur në krahë duke dhuruar spektakël për të gjithë të pranishmit në studio dhe për ata që e shihnin nga ekrani. “Shpresoj të mos jetë parë gjë,” tha Marcuzzi, por shumë vonë. E gjithë Italia dhe më gjerë i panë të brendshmet, por nuk është se u ankuan. Duam të themi, është Alessia Marcuzzi. Dhe nuk është hera e parë që Alessia dhuron shfaqje të tilla. Një herë gjatë Grande Fratello-s, kur për të njëjtën arsye iu ngrit fundi, të gjithë menduan se nuk kishte veshur të brendshme.