Mungesa e këngëtares së emisionit “Xing me Ermalin”, Fifit, ka tërhequr vëmendjen në publik, ndërsa në media u përfol edhe largimi i saj nga puna.
Por, përpos aludimeve dhe thashethemeve në lidhje me këtë, moderatori i emisionit, Ermal Mamaqi ka rrëfyer të vërtetën, duke shpjeguar kështu edhe motivet e largimit të Fifit.
Në një prononcim për “Xing.al”, Ermali tregon se, “Fifi është një artiste shumë e talentuar. Si pasojë ajo ka shumë aktivitete dhe aktivitet e saj na e bënin ndonjëherë të vështirë realizimin në kohë të emisionit, duke e bërë të pamundur.Ne mbetemi miq dhe i urojmë suksese”, shprehet Ermal Mamaqi.