Nga Artan Shkreli
Dje Auron Tare hodhi ne internet nje foto interesante te periudhes se Luftes se Pare Boterore, ku mjete te ushtrise italiane 100 vjet me pare sistemonin infrastrukturen tokesore te portit te Vlores, duke i dhene rruge Anadeteses (Lungomare) se qytetit.
I ngacmuar nga kjo po hedh nje imazh, me pak te njohur, pikerisht te hapesires ku sot po behet anadetesja. Eshte nje grafike qe ilustron nje prej sulmet te flotes detare venedikas ndaj galeve osmane ne brezin e plazhit ranor prej “Sqeles” ne “Uje te Frohte”.
Galerat venedike, qe kane mberthyer pa u lene rruge shpetimi anijeve osmane, jane perjetesuar ne kete imazh me pershkrimin:
“Presa fatta dall’Ecc. Sig. Ant. Capello, 7′ Proved. della armata veneta, delle 16 galere barbaresche dopo il secondo combatimento sotto la fortezza et castello della Valona, li 7 agosto 1638”.
Behet fjale per nje sulm ndeshkues venedikas ndaj anijeve pirate barbareske, te cilat prej Afrikes Veriore ishin strehuar ne Vlore, pas nje inkursioni grabites qe kishin kryer ne brigjet e Puglias ne gusht te 1638-es.
Osmanet godasin me gjithe zjarrin e tyre sulmin venedikas, por nuk ja dalin te mbrojne anijet e tyre qe shkaterrohen krejtesisht.
Ajo çka ne sot nuk dime, eshte prania e nje fortese tjeter ne Vlore, diku prane Ujit te Ftohte, qe duhet te mbyllte nga jugu plazhin ranor, ideal per zbarkim eventual (te fuqive perendimore ne rajon).