Irina Shayk ka treguar edhe një herë se është një prej modeleve më të mira në botë, kjo edhe për trupin mahnitës që ka.
Pak javë më parë ajo dhe aktori Bradley Cooper sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë emri i së cilës është Lea. Ndërsa sot, 31 vjeçarja ka publikuar në Instagram një foto aktuale.
“Para perëndimit, situatë aktuale”- shkruan ajo duke i “çmendur” fansat me format e saj trupore mbi një dyshek uji në formën e buzëve. Nëse ajo nuk do e kishte saktësuar, askush nuk kishte për ta besuar se bëhet fjalë për një foto të shkrepur tani.