Mesnata e sotme është afati i fundit ligjor për regjistrimin e koalicioneve, por PS-LSI kanë bërë kërkesë për shtyrjen e këtij afati për t’i dhënë sërish mundësi PD-së që të regjistrohet në zgjedhje.
E ndërsa PS-LSI kanë kërkuar shtyrjen e regjistrimit të koalicionit duke mos u regjistruar as bashkë si koalicion për zgjedhje. Për opozitën, letra e të mërkurës Ruçi-L.Rama për KQZ-në, nuk është një ftesë për opozitën, por një mashtrim që synon të legalizojë farsën zgjedhore pa Partinë Demokratike.
Por kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook ka mohuar pretendimet e opozitës, duke sqaruar edhe njëherë se kërkesa drejtuar KQZ-së është si shprehje vullnetmirë ndaj PD-së.
“Kërkesa KQZ-së është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj.Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund”, shkruan Rama.