- Çdo gjë në Univers përbëhet nga grimca elementare që ndërveprojnë në mënyrë konstante me njëra-tjetrën. Këto thërrmija përfshijnë elektronet, kuarket dhe Higgs bosonin, që kohët e fundit ka ngjallur shumë interes.
- Nuk është e mundur për ne të dijmë ekzaktësisht se si lëvizin rreth e rrotull këto thërrmija nënatomike. Më e mira që mund të bëjmë është që të përllogarisim probabilitetin që diçka të ndodhë.
- Për të llogaritur probabilitetin që një elektron të lëvizë drejt pikës X, ne i caktojmë një numër secilës rrugë, dhe më pas i mbledhim numrat. Duhet të konsiderojmë që elektronet lëvizin në çdo rrugë të mundshme.
- Grimcat kërcejnë si të çmendura, duke lëshura dhe përthithur grimca të tjera teksa lëvizin. Eshtë vërtetë mbresëlënëse që, bota e rregullt që ne përjetojmë përditë, del nga kjo anarshi nënatomike.
- Bota moderne është ndërtuar duke përdorur teknologjinë, që mbështetet mbi kuptimin që ne kemi për fizikën kuantike, që nga lazerat tek skanerat mjekësorë, e deri tek chip-et e silikonit që i japin fuqinë kompjuterav dhe celularëve tanë.