Ideja e lentes është në hapat e para, por prona intelektuale Patent Bolt beson se lentja do të ketë kontakt pozitiv në 180 milion njerëz të verbër në mbarë botën.“Një njeri i verbër i pajisur me lenten Google dëshiron të kaloj rrugën. Lentja i ofron atij siguri nëpërmjet analizës së komponentëve të lentes që përpunojnë të dhënat e imazhit të kapur nga kamera për të përcaktuar nëse ndonjë makinë po afrohet”- thonë ata.
Google gjithashtu thotë se lentja do të jetë në gjëndje të zbulojë fytyrat dhe nëpërmjet opsionit të wirlessit ajo të ofron lidhjen me telefonin dhe pajisjet e tjera. Kjo shpikje vjen pasi Google zbuloi një lente tjetër për diabetikët, e cila analizon lotët për të paralajmëruar nëse përdoruesit e kanë sheqerin e tyre të lartë ose të ulët.