Ajaxi, Manchester Unitedi, Celta Vigo dhe Lyoni janë kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League
“Djajtë e Kuq” siguruan biletën për në gjysmëfinale të Europa League vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi 1:1, ashtu si një javë më parë.
Lojtari që i dërgoi anglezët në gjysmëfinale të Europa League është i riu, Marcus Rashford, që shënoi për 2:1 në minutën e 107’të, pas shumë rasteve të humbura gjatë kohës së rregullt.
Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Ajaxi. Pavarësisht humbjes 3:2 në Gjermani nga Schalke, pas 120 minutave lojë, holandezët u dërguan në gjysmëfinale falë fitores 2:0 në shtëpi.
Celta Vigo ishte skuadra e vetme që siguroi gjysmëfinalen gjatë kohës së rregullt. Spanjollët kishin fituar 3:2 në ndeshjen e parë, derisa në atë të kthimit barazuan 1:1 me Genkun.
Kurse gjysmëfinalisti mes Besiktas e Lyon u desh të mësohej pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2:1, ashtu si një javë më parë në Francë. Më të saktë u treguar mysafirët që triumfuan 7:6 pas ekzekutimit të penalltive.
Shorti i Europa League do të hidhet të premten nga ora 12:00, menjëherë pas shortit të Ligës së Kampionëve.