Rusia ka nisur një anije kozmike drejt hapësirës që kishte në bord një astronaut rus dhe një astronaut amerikan nga kozmodromi i Bajkonurit, në Kazakistan, me destinacion Stacionin HapësinorNdërkombëtar (ISS).
Anija kozmike ”Sojuz MS-04” u ngrit në orën 07:13 GMT, ndërkohë që për komandantin rus të bordit, Fjodor Jurçihin është misioni i pestë hapësinor dhe për inxhinierin amerikan, Jack Fischer hera e parë që udhëton në hapësirë.
Fluturimi në hapësirë i dy personave do të zgjasë rreth gjashtë orë, për një operacion të anijes kozmike ”Sojuz” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar parashikuar në orën 13:23 GMT.
“Anija kozmike u ngrit nga Bajkonuri me sukses. Tre katet e para të saj u vendosën anijen e banuar në orbitë, tetë minuta dhe 48 sekonda pas ngritjes”, theksoi në një komunikatë agjencia hapësinore ruse ”Roskosmos”