Të jesh i keq, mizor apo i ligë i bën disa njerëz të ndjehen mirë në afat të shkurtër. Luftimi dhe dëmtimi i të tjerëve mund të jetë emocionues, mund të japë ndjesinë e pushtetit, ose të bëjë njerëzit e këqinj të ndjehen superiorë, kur shohin dikë tjetër të vuajë. Por efekti i zgjatur në fakt është krejt i kundërt. Studimet tregojnë se kur bëjnë mirë, njerëzit ndjehen të lumtur, dhe të qenit të lumtur i bën njerëzit të bëjnë mirë. Kështu që, ka një rreth vicioz të mirësisë dhe bujarisë. Kujdesi për të tjerët ndihmon njerëzit të ndjehen më mirë për veten e tyre dhe ky është një burim i qëndrueshëm i lumturisë. Edhe të kujtuarit e vepra të mira që keni bërë në të kaluarën, mund t’ju bëjë që të buzëqeshni. Njerëzit e lumtur jetojnë më gjatë, edhe pse shkaqet nuk janë ende të qarta. Shëndeti dhe lumturia mund të ndikojnë tek njëri-tjetri, dhe një mënyrë jetese e shëndetshme, me shumë stërvitje dhe ushqim të mirë, i rrit të dyja. Kështu që mos i kini zili të ligjtë. Ata ndoshta do të paguajnë më vonë për atë që bëjnë.