Nga burime të ndryshme bëhet e ditur se para pak minutash ka filluar takimi midis ambasadorit amerikan, Donald Lu me Lulzim Bashën në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.
Ky takim vjen pas protestës së sotme të PD-së dhe para mbërritjes së eurodeputetëve. Mesa duket, ambasadori amerikan po bën përpjekjen e fundit për negocim.
Pritet që më vonë të zbardhen edhe detaje të tjera nga takimi.