Misioni i David McAllister në Tiranë për zhbllokimin e ngërçit politik duket se ka dështuar.
Sipas burimeve, nuk ka zgjidhje nga negociatat e mbrëmjes së të martës mes palëve.
Burime nga mazhoranca për Top Channel kanë thënë se “nuk ka zgjidhje, por do të ketë zgjedhje” më 18 qershor.
Mësohet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që pjesë e draftit të ishte edhe qeveria teknike, një kërkesë që nuk është pranuar.
Sipas burimeve, nuk do të ketë më negociata.
Tashmë, pritet deklarata e negociatorëve.