Isco Alarcón i ka dhënë fund spekulimeve pasi nuk do të transferohet te skuadra e Barcelonës. Mesfushori i Real Madridit ka vendosur për një kohë të gjatë të mbetet në “Santiago Bernabeu”.
Sipas të përditshmes sportive “MARCA”, Isco do rinovojë kontratën dhe do të jetë pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2022, transmeton SYRI.net.
“Babai i Iscos, Paco, i cili është njëkohësisht edhe menaxher. Javën e kaluar ka pasur një takim me Los Blancos dhe kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit”, shkruan “Marca”.
Me kontratën e re Isco do të përfitojë rreth 6 milionë euro neto në sezon. Ai do të ketë njërën ndër pagat më të mëdha në klub pas Cristianso, Bales, Ramosit, Kroosit, Modricit dhe Benzemas.