Me interes mjaft të lartë priten negociatat e ditës së sotme mes palëve politike në vend dhe me mbërritjen e dy përfaqësuesve europianë, David McAlister dhe Fleckenstein. Mirëpo shpresat që këto negociata të jenë të sukseshme janë ta pakta.
Sipas Luçiano Boçit përfshirja e eurodeputetit Knut Flekenstein si shoqërues i negociatorit David McAllister nuk lë një shije të mirë.
I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Luçiano Boçi gjatë debatit me deputetin e PS-së Ervin Bushati, deklaroi se kjo situatë nuk duket fare normale.
“Fakti që Flekenstein është shprehur negativisht ndaj kërkesave të opozitës kjo do të thotë që do ndryshojë linja e bisedimeve. Por PD nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe rrjedhimisht negociatat do dështojnë”, tha Boçi.
Sipas tij, janë disa pyetje që bëhen në këtë situatë nëse Flekenstein do jetë pjesë e negociatave:
Kush e kërkoi ta jetë pjesë e negocimeve? Cilët ishin ata që vendosën ta përfshijnë atë në negociata? Përse duhet që Flekenstein të jetë doemos bashkë me Mc Allister?
Edhe pse deputeti demokrat sqaroi se ky është një mendim i tij personal, duket se mbajtja e pozicionit të kërkesës për qeveri teknike i bën negociatat të dështuara. Nënkryetari I Partive Popullore Evropiane David McAllister pritet të mbërrijë sot në Tiranë orën 16.00 si negociator mes Ramës dhe Bashës por ndryshe nga çfarë ishte thënë deri një ditë më parë, atë pritet ta shoqërojë eurodeputeti Knut Flekenstein.