Kreu i LIBRA, Ben Blushi përmes një statusi në rrjetin social Facebook është shprehur se nëse PD nuk futet në zgjedhje dhe LSI thotë se nuk futet në zgjedhje pa të, atëherë ka një zgjidhje: që zgjedhjet te mbahen dhe PD bashkë me LSI të hyjnë në zgjedhje në 18 qershor. Blushi shkruan se PS ka vetëm 60 mandate, ndërsa partitë e tjera bashkë rreth 80 mandate dhe nëse PD ka interes të nxjerrë Rilindjen nga qeveria dhe LSI ka interes të nxjerri PD nga çadra, këto shndërrohen në vota për mocion mosbesimi kundër Edi Ramës.
Kreu i LIBRA-s shprehet se partia e tij do të ishte e gatshme, së bashku me PD-në dhe LSI-në, ta rrëzonte qeverinë për të ngritur drejtësinë. Blushi shprehet se këto numra mund të zgjidhnin Presidentin dhe të garantonin një qeveri teknike. Ai e përfundon statusin e tij duke shkruar se do të votonte çdo kryeministër që nuk është as rilindas dhe as demokrat.