Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi e ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News, thotë resortet turistike janë risi në vendin, duke përmendur këtu nisjen e ndërtimit të resortit 90 milionë euro në Gjirin e Lalzit.
Pjesë nga biseda:
Ekonomi: Besoj se është një ngjarje krejt e re dhe për herë të parë po hyn një brend ndërkombëtar. Ardhja e kësaj kompanie mundëson që menaxherët të trajnohen nga kompania. Në momentin që vjen një brend për ndërtimin e një restorti turistik është thirrje edhe për investitorë të tjerë. Shqipëria është futur në paketat e dy prej operatorëve tur-operator që shesin paketa në të gjithë botën dhe Shqipëria është pjesë e tyre. Është një model krejt i ri.
Sulçe: Ka zona në jug për resorte?
Ekonomi: Akoma nuk ka një propozim konkret për Kakomenë, por që ka interes për resorte në jug.
Arben Shkodra, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve: Kemi një infrastrukturë akoma të pambaruar. Do të ishte e rëndësishme që qeveria të përfundojë infrastrukturën rrugore. E dyta, është përmirësuar infrastruktura energjetike. Njerëzit ankohen, sidomos në jug sepse ka pasur ndërprerje të energjisë. Ka përpjekje për të përmirësuar ambientin. Fatmirësisht, kemi një mos ndërgjegjësim të pushtetit vendor.