Maqedonia po shkon drejt kaosit. Kandidati për kryeministër dhe lideri i opozitës, Zoran Zaev është një prej të gjakosurve nga përleshja me mbështetësit e partisë së Nikolla Gruevskit. Situata është përshkallëzur për shkak të zgjedhjes në postin e Kryetarit të Kuvendit të Talat Xhaferit. Ky i fundit është i pari shqiptar që zgjidhet në krye të parlamentit të Republikës së Maqedonisë.