Një kompani londineze ka futur në paketat turistike një vend të pazakontë dhe mjaft të veçantë për t’u vizituar.
Bëhet fjalë për vendin ku është mbytur transoqeaniku ‘Titanic’ në vitin 1912.
Tashmë ata që e kanë ëndërr ta vizitojë vendin ku ndodhet anija gjigante, për të cilën janë bërë filma e libra mund ta bëjnë ëndrrën e tyre realitet.
Sipas një studimi të vitit të shkuar, skeleti i ‘Titanic’ mund të zhduket brenda një periudhe 15-20 vjeçare për shkak të baktereve që po e gërryejnë.
Për të prerë një biletë për vizitën e anijes duhet të paguash jo pak por plot 105.000 dollarë, gati dyfishin e shumës që paguhet për t’u ngjitur në Everest.