Gjykata franceze në Colmar ka marrë vendim që të lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbi të cilin rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhej, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.
Gjykata në Colmar të Francës, që ka shtyrë vendimin e saj përfundimtar prej më shumë se tre muajsh, ka pranuar akuza shtesë nga autoritetet serbe që dallojnë, siç thuhet, nga ato të gjykuara vite më parë nga Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi me të cilat është përballur Haradinaj në dy rastet e gjykimit në Hagë.
Haradinaj po akuzohet për krimi lufte, ndërsa ai është ndalur në Francë që nga 4 janari i këtij viti.