Po. Të diturit me siguri se në të ardhmen ne do të përballemi me një dhimbje është më e durueshme, se sa dyshimi që do të ndodhë. Ka qenë ky rezultati i një studimi nga University College në Londër, që ka analizuar reagimet e 45 vullnetarëve ndaj një situate të pakëndshme, aktuale ose të mundshme. Në një simulim kompjuterik, atyre iu kërkua të gjenin, nëse nën një seri shkëmbinjsh ishte fshehur një gjarpër. Kur personat e gjenin zvarranikun, ata merrnin një goditje elektrike në pjesën e pasme të dorës. Studiuesit më pas masnin nivelet e stresit të shprehur nga vullnetarët përmes shenjave të dallueshme fizike (lëvizja e syve, djersitja e duarve etj). Rezultati: vuajtja ishte më e madhe në fazën e pasigurisë apo pavendosmërisë, por ishte më e ulët kur e kishin të qartë që do e merrnin goditjen elektroike, madje edhe gjatë saj.