Situata e rëndë në Maqedoni, ku mijëra protestuesë morën në dorë kuvendin duke shkaktuar dhunë fizike tek deputetët dhe krerët e partive, pas zgjedhjes të Talat Xhaferit, si kryetarin e ri të kuvendit.
Në një video të publikuar nga “Radio Europa e Lirë”, shihet se si gratë, deputetet që ndodheshin në katin e dytë të kuvendit, rrezikuan jetën. Ato për të shpëtuar, u detyruar që tëu hidheshin nga kati i dytë, me ndihmën e burrave ato zbritën.
Protestuesit u vendosën në sallën e parlamentit ku ishin deputetët e VMRO DPMNE-së. Ata ushtruar dhunë ndaj liderit të LSDM-së Zoran Zaev, ndaj liderit të Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare Zijadin Sela si dhe disa deputetë të tjerë.
Sulmuesit me fytyra të mbuluara sulmuan edhe gazetarët të cilët ndoqën nga afër situatën në Parlamentin e Maqedonisë.