Këngëtarja Soni Malaj pritet ta surprizojë publikun me një këngë të re. Por më shumë se sa muzika fansat e saj janë të interesuar të dinë si po shkon lidhja me të fejuarin biznesmen, Klevin.
Vetë këngëtarja duket e sigurt në krahët e Klevit, ndonëse nuk dihet ende nëse kanë nisur bashkëjetesën. Siç thotë vetë Soni, ajo nuk bën asnjë lëvizje pa marrë miratimin e tij.
Kështu ka deklaruar së fundi në një intervistë për programin “You&Me” në radion “NRG”, përballë Julka Gramos dhe Arjon Muçës: “E konsideroj gjysmën time. Dua të jem me të në çdo stad. Pa miratimin e tij, nuk bëj asgjë. E quaj partner jete…” – ka thënë Soni e pyetur për marrëdhënien me partnerin.