Sot në orën 19:00 në “Selman Stërmasi” Tirana do të presë skuadrën e Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 në Superligën shqiptare.
Megjithëse diferencat janë të mëdha në pikë, ky derbi pritet të jetë sërish i zjarrtë për faktin që Partizani pretendon titullin kampion.
Në të tilla ndeshje nuk ka nevojë për motivim por Tirana në rast suksesi ka vendosur një premio tyë majme për lojtarët e saj.
Fitorja e bardhebluve pritet të “darovitet” edhe nga dyshja rivale për titull, Kukësi-Skënderbeu.
Ndërsa në krahun tjetër Partizani realisht nuk ka një promio pasi mjafton shpërblimi i majmë i vendosur nga Gaz Demi nëse “Demat” shpallen kampionë.