Partizani ka dalë triumfues ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit dhe vijon kështu luftën për titull me 3 pikë më tepër se Kukësin, i cili pret nesër në shtëpi Laçin.
Pjesa e parë ka përfunduar në shifrat e barabarta 1-1, ku bardheblutë ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Ede në të 14’. Por ndërsa po përfundonin 45 minutat e para, të kuqtë kanë fituar edhe një penallti që është shndërruar në gola nga Idriz Batha.
Në pjesën e dytë është parë një Partizan më ngulmues, duke kapur edhe një traversë, por që po haste vështirësi në gjetjen e golit.
Duhet të vinte minuta e 86’, kur Xhevahir Sukaj të dërgonte në rrjetën topin, pas një krosimi nga e djathta. Humbja përballë Partizanit, ka komplikuar akoma edhe më tej situatën në klubin bardheblu, që e sheh fundit e tabelës më pranë se kurrë.
Partizani javën e ardhshme pret në shtëpi rivalin direkt për titull, Kukësin, në një ndeshje që mund të përcaktojë edhe fatin e fituesit të titullit.