Ashtu siç pritej, figurat kryesore dhe me peshë në Partinë Demokratike, kanë qenë shumë të ashpër me Lulzim Bashës, për vendimin e bojkotit të zgjedhjeve.
Jozefina Topalli ka thënë se kjo që po bën Basha, është e paprecedentë.
“Unë besoj që ti do të gjesh një mënyrë për të dalë nga kjo situatë.
Rruga e duhur për Partinë Demokratike është që të futet në zgjedhje.
Bojkotimi i zgjedhjeve është i paprecedentë”, mësohet se ka thënë Topalli në mbledhje.
Ndërsa Majlinda Bregu mësohet se ka thënë se Basha po bën genocid, duke lënë 600 mijë demokratë pa votë.
“Të lësh 600 mijë demokratë pa votë, është genocid”, ka thënë Bregu.