Në pak minuta, Edi Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës që bëri presidenti Bujar Nishani për të ulur në tryezë palët politike. Për të rinisur dialogun, presidenti tha se ishte i gatshëm, të organizonte një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu” ishte njoftimi për mediat që shpërndau kreu i shtetit.
Kryeministri nga ana e tij ishte pozitiv, megjithëse prej ditësh ka etiketuar Nishanin, si të paaftë për të mbledhur në një tryezë krerët e partive politike.
“Z.President!Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD!Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB” u shpreh Rama në një status në Facebook.
.