Pas më shumë se tre orësh, takimi mes Ramës dhe Bashës në Presidencë ka përfunduar.
Kryeministri Edi Rama është larguar më këmbë bashkë me Gramoz Ruçin, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Megjithëse gazetarët e kanë pyetur kryeministrin Edi Rama, nëse ka arritur një marrëveshje apo jo me Lulzim Bashën, ai nuk ka pranuar të komentojë asgjë.
Lulzim Basha ndërkohë, vijon të qendrojë në Presidencë.