Zërat disidentë në PD janë rritur ndjeshëm ditët e fundit. Majlinda Bregu e quajti genocid elektoral idenë për të lënë 600 mijë votues jashtë zgjedhjeve. Jozefina topalli e konsideroi katastrofë mospjesmarrjen e PD-së.
Edhe në planin ndërkombëtar gjërat janë përkeqësuar. Gjatë videokonferencës, megjithëse njohu shumë nga shqetësimet e PD Joseph Daul bërri thirrje për të hyrë në zgjedhje: “Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme. Gjithashtu kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE-së. Në këtë kontekst unë u sigurova nga PDSH se partia” theksoi ai.
Edhe nga pikpamja e negociatave në krahasim me një javë më parë, Basha në raport me atë që iu ofrua ka humbur mundësinë e zgjedhjes së një presidenti konsensual. Pra ai është i oblikuar që nëse bën kompromis ta bëjë për shumë më tepër sesa për paketën që i dha Mcalister të martën e shkuar.
Por të gjitha këto vështirësi a e bëjnë Bashën më të dobëtë në negociatën e sotme?
Ai mbrëmë pas mbledhjes së grupit parlamentar deklaroi se nuk është tërhequr nga kushti i largimit te Ramës për të hyrë në zgjedhje. “Ne nuk mund ta bëjmë këtë për hir të karrigeve tona”- tha Basha pas mbledhjes. Nëse do ta bënim këtë ne nuk do të kishim legjitimitet për të përmbajtur njerzit e mërzitur nga kjo qeveri. Shqiptarët ose do të reagojnë vetë, ose do të trokasin në kufijtë e Europës sic kanë bërë plot 300 mijë bashkombasit tanë”.
A do ti mbahet edhe sot atyre që tha mbrëmë? Kjo mbetet të shikohet kur të dalë nga presidenca.