Qeveria ne mbledhjen e sotme ka liruar nga detyra 6 prefektë të cilët janë përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është bërë lirimi nga detyra
i: Arben Kamami, prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ai është i treti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit.
Ardit Konomi, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
Ai është i 7 në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Korcës
Fadil Nasufi, prefekt i Qarkut të Beratit, lirohet nga kjo detyrë.
Ai është i katërti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit
Halit Palamani, prefekt i Qarkut të Dibrës, lirohet nga kjo detyrë.
Ai është i treti në listën e kandidatëve për qarkun e Dibrës
Rolant Xhelilaj, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
Ai është i pesti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit
Sadi Vorpsi, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
Ai është i 18-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranë