Armand Shkullaku mendon se protesta e 13 majit që do të organizohet nga opozita mund të ketë edhe dhunë.
Por sipas tij, kjo dhunë nuk do të ishte fundi i botës.
Në fakt, sipas Shkullakut, kjo mund t’i shërbejë edhe demokracisë.
“Nuk do të jetë fundi i botës nëse protesta e 13 majit do të ishte e dhunshme.
Kemi parë protesta të dhunshme.
Ja ku i kemi në Greqinë pranë, ku u thyen dyqane, banka etj.
Protesta në vetvete nuk e ka dhunën të thyerja e xhamave, por një protestë është e dhunshme kur nisesh për diçka që nuk ka lidhje me qëllim të caktuar.
Nëse protesta e 13 majit do të jetë e dhunshme, do të thyhen ca xhama, kjo nuk do të thotë se vendi ynë nuk është demokratik, përkundrazi.
Pastaj do të shohim si do të sillet policia, për të bërë dallimin e një shteti demokratik”, u shpreh gazetari Armand Shkullaku.