Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar sulmin e tij ndaj kryeministrit Edi Rama duke intensifikuar tonet.
Ndryshe nga zakonisht kur përsërit krimin e organizuar, luftën kundër drogës apo gjendjen ekonomike, sot Basha ka inskenuar diçka tjetër gjatë fjalimit të tij.
Bashës i kanë tërhequr vëmendjen disa letra të hedhura në tokë brenda çadrës.
Ai ka ndalur pak dhe ka hequr një paralele mes letrave tek këmbët dhe premtimeve të Ramës
“Këto janë premtimet e Ramës. Kanë rënë përtokë. Mos e prek Preç”, u shpreh Basha, teksa i fliste Preç Zogaj, i cili sot ndodhet në krah të protestuesve të opozitës.
“Rama nuk mbajti asnjë premtim, nuk ishte i zoti t’i mbante, dhe ja, kështu në tokë kanë rënë të gjitha. I hodhi përtokë dhe as nuk u përpoq të mbante asnjë prej atyre që garantoi, u shpreh Basha.