Partia Socialiste çel sot zyrtarisht fushatën elektorale. Nga Pallati i Sportit në Durrës, në Kongresin e PS-së, Rama ka mbajtur fjalën përballë socialistëve të cilëve u ka kërkuar të dëgjojnë mirë, atë se çfarë do jetë ky 18 qershor. Shefi i qeverisë dha lajmin se fletët e votimit kanë “fluturuar” për t’u shtypur.
“18 qershori është… Dëgjojeni mirë, ju nga Vlora sidomos, 18 qershori është si thotë ajo kënga e vjetër labe: As për mua, as për ty por për gjithë Shqipëri”, tha kryeministri ndërsa kërkoi heshtje për atë që ai e cilësoi si të pabesueshme, ikjen e PD-së nga zgjedhjet.
“Tani heshtje, është e pabesueshme, partia që lindi me aspiratën: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, PD, sot ka ikur në drejtim të paditur.
Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika, një frikë e madhe se një kope lepujsh në baltë nga drejtësia, mbyllur në një bunker plasmasi nga ku i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës tërë dynjasë, Shqipërisë, Gjermanisë, BE-së e Amerikës. Nuk duan zgjedhje se nuk duan vetingun, nuk e duan vetingun se nuk e duan drejtësinë, nuk e duan drejtësinë se nuk i merr gjumi,
Duan të hedhin në erë zgjedhjet, më vjen keq që erdhi puna deri këtu, bëra çmos që kështu të mos ndodhte! Fletët e votimit kanë fluturuar për t’u shtypur dhe zgjedhjet do bëhen më 18 qershor”, tha prerë Rama.