Plot 90 minuta ka zgjatur takimi i grupit të kongresmenëve amerikanë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kongresmenët shoqëroheshin nga ambasadori Donald Lu.
Mësohet se në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend me fokus të veçantë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, avancimin e reformës zgjedhore, zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, etj.
Delegacioni i Kongresit Amerikan përbëhet prej Kryetarit të Komisionit të Ligjeve z. Bob Goodlatte, z. Steve King, z. Dave Trott, z. Matt Gaetz, z. Peter DeFazio, z. David N. Cicilline si dhe prej Ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu.
Më herët kongresmenët u takuan me presidentin në detyrë, Bujar Nishani dhe presidentin e zgjedhur, Ilir Meta.