Emiljano Aleksi, këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ka komentuar vetëm pak minuta më parë lajmin më të fundit nga Kosova, atë të rrëzimit të qeverisë kosovare me miratimin e mocionit të besimit në seancën e sotme plenare.
Ai sjell një paralelizëm të krizës politike që përfshin Kosovën, e cila do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, me atë ç’ka po ndodh në Shqipëri ku vendi ka mbetur pa opozitën e vendosur për të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe me situatën në Maqedoni, e cila nuk ka ende një qeveri.
“Lajmi Fundit: Maqedonia pa qeveri. Kosova pa Parlament. Shqiperia pa opozitë…! #MoseBesopoDeshe !”, shkruan Emiljano Aleksi.