Kryetari i Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehet pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës se ky koalicion i turpshëm këtë fund do të kishte ashtu si e filloi, mbaroi.
“Politikë e nënshtrimit ndaj Serbisë, erdhi koha t’i dalim zot shtetit tonë”, është shprehur kreu i AAK-së.
“Me marre e fillun dhe e mbarun, ky koalicion i dështum kështu me marre do të mbaronte, tani me zgjedhje të lira e të ndershme do dalim prek kësaj katrahure ku e ka zhyt qeveria vendin, kërkojmë dhe bashkëpunimin e opozitës, koha e nënshtimit ndaj Serbisë ka mbaru”, ka deklaruar haradinaj vetëm pak pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës.
Ai premtoi në konferencën për shtyp se sapo të vijë në pushtet do të ndryshojë “statusquo”-në e Kosovës.