Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, pas rrëzimit të sotëm të qeverisë nga mocioni i mosbesimit që u votua në Parlament me 78 vota.
Përmes këtij dekreti, i cili hyn në fuqi nga sot, shpërndahet legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës.
“Presidenti Thaçi shpërndan legjislaturën e pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Prishtinë, 10 maj. Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së pestë”, – thuhet në dekretin e Presidentit.
Kujtojmë se sot me 78 vota të deputetëve ra Qeveria Mustafa, ndërsa presidenti duke nisur nga nesër do konsultohet me partitë parlamentare për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme.