Kryeminstri Edi Rama nuk do të jetë më 13 maj në Shqipëri, ditën që opozita organizon protestën e radhës masive për ballë Kryeministrisë. Mësohet se Rama do të jetë pjesë e Bienales së Venecias bashkë me Anri Salën dhe Leonard Qylafin. Kryeministri shqiptar do të paraqitet në edicionin e 57-të të Bienales së Venecias me koleksionin e vet të vizatimeve të zyrës.