Pseudoanalisti Artur Zheji e tregoi veten se mbetet nje klientelist i politikës së ditës. Historia e karrierës së tij në 27 vitet e fundit është plot kthesa dhe përkulje deri në tokë, për të fituar poste dhe për të vjedhur para. Nga qëndra e djathtë, ai kaloi në ekstremin e djathtë, për të mbërritur tek e majta e korruptuar e Fatos Nanos, deri sa ka stopuar tek socializmi i vërtetë i Ilir Metës. (Synime te mbeten afrimi me grupimin e Bashës, derisa të mos refuzojë dhe ndonjë grupim politik alienësh). Vetëm që ai të mos mbetet pa post dhe pa zhytur duart në fonde.
Pasi vodhi e rropi për së gjalli RTSH-në, pasi bëri cfarë deshi me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe eurot e Europës dhe të Azisë për këtë institucion, Zhejit ishin janë varur sërish “mëlcitë në qafë”. Ai përgatiti që me stilin e tij “ledhato, rrëmbe dhe ik” la lakuriq dhe ATSH, kur u largua. Ku u emëruar nga LSI-ja si drejtor. Artur Zheji ka një dosje në prokurori e cila mund të hapet në cdo cast. Por që i rri si bumerang dhe “busull orientimi” në qëndrimet e tij si analist “i pavarur”. Ai është fajtori për dhjetra tendera e prokurorime të drejtpërdrejta për makina dhe pajisje të blera që kurrë nuk u panë në ambjentet e RTSH-së dhe ATSH-së, për keqpërdorim donacionesh nga Kina e largët dhe deri në Europë, nga Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore etj.
Dosja e tij në prokurori u mbyll direkt nga zagarët e emëruar nga Sali Berisha e Ilir Meta. Jo se iu dhimbs, apo për ndonjë fije emocioni për lidhjet familjare të tij. Jo. Vetëm për mbyllje goje dhe përdorimi. Ashtu sic dinë të përdorin Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe tani Lulzim Basha
Pas këtij shërbimi të rradhës botuar ne port-halen e tije ‘Tradhëtinë’ e duam, tradhetarët jo’. Të kërcënosh e të shantazosh një grua, për Zhejin nuk ështe proble dhe hera e parë, sepse eshte gjeja më e mirë që mund të bëjë ky Handikapat Pseudoanalist. Zheji është gati tani për masakrën e rradhës. Mos u cudisni nga klientelisti Artur Zheji. Për lekë e bixhoz ai bën gjithshka. Dhe atë që nuk ju shkon në mëndje.