Opozita do të vazhdojë të qendrojë në çadrën e ngritur përballë Kryeministrisë.
Vendimi është marrë pas takimit të Lulzim Bashës me aleatët e PD-së.
Ai iu ka thënë atyre se Rama nuk i shtyn zgjedhjet dhe për këtë arsye, sipas Bashës, opozita nuk ka rrugë tjetër, veçse të qendrojë në çadër dhe të vijojë protestat.
Nuk dihet tani se si do të reagojnë aleatët e PD-së, të cilët janë shfaqur kritikë me Bashën dhe i kanë bërë presion atij për hyrjen në zgjedhje.